ShowBiz

U bë me vëlla disa ditë më parë, reagimi i Ansit nuk duhet humbur

Andrra dhe Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të dytë para pak ditësh.

Ata sollën në jetë një djalë duke e bërë Ansin me një vëlla të vogël.

Vogëlushin vendosën ta quajnë Ayan dhe lajmin e dhanë vetë ata përmes postimeve në rrjetet sociale e madje zbuluan se emrin e vogëlushit e zgjodhi vetë Ansi.

Andrra ndërkohë ka zbuluar së fundmi se Ansi është shumë i lumtur që është bërë me një vëlla dhe këtë e ka shprehur shumë bukur në një letër drejtuar të ëmës.

“E dashur mamush, faleminderit që më bëre me vëlla. Jam shumë i lumtur, të dua shumë, Ansi”, shkruhet në pusullën që vogëlushi i drejton nënës së tij.

Andrra e ka postuar letrën e të birit në instastory dhe krahas saj shkruan: “E bekuar”.

Pavarësisht se Ansi është vetëm 5 vjeç nuk është bërë aspak xheloz për të vëllain, përkundrazi duket qartë që është fëmija më i lumtur në botë për ardhjen në jetë të vëllait.

Link: https://www.instagram.com/andrradestani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzEAAkJlTwmqysDd1VNWybYYyvSiutAoshP2Jc0/