Modelja Emina Çunmulaj së fundmi ka reaguar me një deklaratë të fortë në mbrojtje të vendit të saj Tuzit.
Qeveria e Malit të Zi duket se ka marrë masa antiligjore për ndryshimin e kufirit të Tuzit dhe kjo situate e ka revoltuar shumë modelen.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Emina shkruan:
“Shokuese, Qeveria e Malit të Zi ndryshoi kufirin e Tuzit në manovra joligjore. Kështu është vëllezër dhe motra kur jepni votën tuaj aty ku nuk duhet, ju thash unë kur erdha në votime, votoni shqipe se jeni shqiptarë, tani ngadalë-ngadalë po ju marrin tokën, pastaj gjuhet dhe më në fund traditën”- shkruan Emina.
Nuk është hera e parë që modelja tregon patriotizëm për vendin e saj të lindjes.
Link: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFlslrhHcEU/