ShowBiz

“E kam përjetuar shumë keq”, Olsa Muhameti sqaron poshtërsitë që po bëhen në emër të saj

Olsa Muhameti numëron disa emisione nën autorësinë e saj por “Përputhen” mund të themi se ka qenë një sukses i madh për të.

Olsa ka treguar se pas sukseseve të mëdha, fshihen sfida akoma më të vështira dhe të gjitha këto rëndojnë mbi të.

Në një kuic pyetjesh në llogarinë e saj të instagramit është pyetur nësë i bëjnë përshtypje të gjitha këto ofendime që i adresohen emrit të saj.

Jo më! Në fillim i përjetoja keq. Shumica ishin mashtrime dhe më bënin të ndihesha keq. Tani kam kuptuar një gjë sapo të larguarve iu bie audienca , e kërkojnë atë me çdo kusht, e tashmë kjo është bërë e modës. Përbaltin programin dhe mua sa për të dalë në dy intervista dhe në portale. Mëshirë për ta. Kanti thotë se mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë – shkruan Olsa.

Link: https://www.instagram.com/olsamuhameti/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKZUT73Bepw/