ShowBiz

“Bye Bye…”, e vogla e Ermalit dhe Arianës del shëtitje me çantën e mamit

Ermal dhe Ariana u bënë prindër për herë të katërt rreth një vit më parë.

Ata sollën në jetë një vajzë  të cilën e quajtën Ana.

Vogëlushja solli shumë gëzim në familjen e tyre dhe sot që është rritur ka filluar të provojë gjërat e mamit.

Ariana ka postuar në instagram një video ku shohim vogëlushen të ulur në krevat me çantën e mamit në krah.

E ndërsa e hedh çantën duke imituar të ëmën e përshëndet atë me dorë duke i thënë “Bye Bye”

“Bye Bye, vogëlushja ime”, shkruan Ariana krahas videos së vogëlushes e cila është rritur kaq shumë dhe është bërë një bukuroshe e vërtetë.

Link: https://www.instagram.com/arianafejzullahu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLOsjudBO1L/