Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër të një vajze në mes të muajit dhjetor.
Ata të dy vendosën ta quajnë vogëlushen me emrin unik Poem Blu dhe që në momentin e parë e zbuluan portretin e saj të ëmbël.
Së fundmi këngëtari ka postuar në instagram një foto shumë të bukur me të bijën.
Vogëlushja është e veshur si lepurush dhe babi Ledri ka vendosur ta quajë me përkëdheli “Lepri Vula”, një emër shumë i këndshëm dhe që mesa duket këngëtari e përdor për të thirrur të bijën me përkëdheli.
Krahas fotos shohim komente të shumta nga miq e fansa të çiftit të cilët komplimentojnë babë e bijë për mënyrën e bukur se si kanë pozuar.
Link: https://www.instagram.com/p/CM0A519BWJ8/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJJnZA_hZHj/