ShowBiz

‘Kërkoj të vihet drejtësi’, konkurrenti i Per’puthen shpërthen në kërcënime

Sherret në Për’puthen s’kanë të ndalur.

Erlindi kërcënon programin dhe Arianin që nëse nuk vihet drejtësi mbi gjithë këto situata ai do të largohet nga ky program.

Në një status në rrjete sociale konkurrenti shkruan:

“Kur u pranova në “Përputhen” mendova se qëllimi i programit ishte shprehja e dashurisë, bashkimi, mbështetja dhe suportimi i çdo tipi sepse çdo njeri ka karakterin e tij dhe kjo duhet respektuar dhe jo t’i ulësh. Por po kuptoj se në vend që të mbështetësh, të motivosh dhe të këshillosh rininë siç i ka lezet një zotërie të vërtetë, ti përpiqesh, të bësh krahasime qesharake,ti ulësh (mbase kjo të kënaq egoizmin dhe të bën të ndihesh më superior).Dhe më e keqja akoma të bësh akuza fallco në studio para gjithë shqiptarëve. Duke pritur opinionet e drejta dhe të matura, ajo çka marrin mbrapsht janë ofendime dhe akuza fallco.Nuk e pranoj diçka të tillë.Ose të sqarohet çdo gjë dhe të kërkohet falje publike ose unë dal prej emisioni dhe nuk bëhem pjesë e padrejtësive dhe cënimit”.

Mbetet të presim puntatën e radhës për të kuptuar se çfarë do të ndodhë mes tyre.

Link: https://www.instagram.com/erlind.kapllani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMIcfqkgnPuELmJWDwsdCGXx0ivY6aMPwLctxk0/