ShowBiz

Nostalgji për fëmijërinë, Rina Balaj ndan me ndjekësit momentet pikante me familjen

Reperja Rina Balaj është bërë nostalgjike dhe ka vendosur të ndajë me ndjekësit momentet më të veçanta nga fëmijëria e saj.

Në një foto të vitit 2001 ajo shfaqet veshur me të kuqe dhe duket një vogëlushe mjaft e këndshme për kohën.

Ndër të tjera ajo ka ndarë dhe një foto me gjyshin e saj ku shprehet se i mungon shumë.

“Unë dhe gjyshi im, më mungon shumë baci”, shkruan Rina.

Nuk ka munguar një foto e mamit të saj kur ka qenë më e re dhe kjo na la të kuptojmë se këngëtarja një pjesë të madhe të tipareve i ka marrë nga e ëma.

Kujtojmë se së fundmi artistja ka publikuar këngën e saj të quajtur “Rosita” e cila u prit mjaft mirë nga fansat.

Link: https://www.instagram.com/isyourgirlrina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH5_-CPlq6w/