ShowBiz

Nuk e dinim kaq romantik, Shpati habit me deklaratat e dashurisë për partneren

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvie Jaho e bënë publike lidhjen e tyre pak kohë më parë.

Në fund të vitit të kaluar, ata deklarauan se kishin shkëmbyer unazat duke e formalizuar lidhjen e tyre.

Ndërkohë në disa intervista në çift ata kanë ndarë më shumë rreth lidhjes së tyre duke treguar detaje që nga njohja e deri tek planet për martesë.

Ata janë gjithashtu shumë aktiv në rrjetet sociale ku i shohim të ndajnë momentet më të bukura së bashku.

Selvija ka postuar në instagram një video të Shpatit në një pishinë të mbyllur, ndërsa zbulon se ky është vendi i tyre i preferuar.

Këngëtari e ka ripostuar videon në instagam dhe krahas saj shkruan: “Shpirti i shpirtit tim je”, shoqëruar me zemra.

Partnerja e tij nga ana tjetër i shkruan: “Të dua jetë”

Link: https://www.instagram.com/selvije.jao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI-xEKupG-N/