ShowBiz

‘Nuk e ndaj kurrë nga vetja’, Blerina Bombaj tregon lidhjen e veçantë me objektin e saj të shtrenjtë

Blerina Bombaj është një nga dietologet më të njohura në vendin tonë.

Ajo ëhtë shumë aktive në rrjetet sociale si dhe në daljet publike ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj familjare dhe jo vetëm.

Së fundmi Blerina ka ndarë një objekt të shtrenjtë të cilin se ndan kurrë nga vetja dhe bëhet fjalë për një kryq që ‘nuna’ e saj ia ka zgjedhur ditën e pagëzimit.

Bashkangjitur me foton ajo shkruan: “Marina është emri i gjyshes time ortodokse dhe emri i pagëzimit tim. Ky është kryqi që më zgjodhën atë ditë ku isha vetëm 20 vjeç.

Këtë kryq nuk e kam hequr kurrë nga qafa kjo është lidhja ime simbolike me zotin. Zoti për mua është ndërgjegjia ime është dëshira për tu bërë njeri më i mirë dhe aftësia për tu penduar kur gaboj”

Dietologia këto detaje i ndau për herë të parë ku një pjesë e ndjekësve kanë mbetur të surprizuar.

Link: https://www.instagram.com/blerinabombaj2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMKFNnbBVqZ/