ShowBiz

Tashmë nuk fshihen më…, Aleksia dhe Romeo nuk i kursejnë komentet për njëri tjetrin

Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi janë çifti më i ri i showbizit.

Aktori është ndarë nga këngëtarja Jonida Maliqi gati 5 muaj më parë dhe tashmë po flitet për një lidhje të re me vajzën e ish kryeministrit Niko Peleshi.

Ai dhe Aleksia janë parë duke postuar nga i njëjti vend, ndërsa zërat thonë se mund të kenë nisur bashkëjetesën.

Por ata ende nuk e kanë konfirmuar lajmit, megjithatë në rrjetet e tyre sociale nuk mungojnë komentet për njëri tjetrin.

Romeo ka postuar një video ku shihet duke bërë një kërcim së larti dhe Aleksia shkruan: “A këpute mish”

“Po mish viçi”, i përgjigjet ai Aleksias me humor.

Pak kohë më parë Aleksia postoi disa foto me një mashkull misterioz që nga krahu dhe tatuazhet dukej si Romeo.

Megjithatë ende nuk kemi një foto zyrtare të çiftit të cilët kanë vendosur që për momentin ta shijojnë në privatësi lidhjen e tyre.

Link: https://www.instagram.com/p/CMpgiVaD0Jo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CErtHVdFd-Y/

https://www.instagram.com/p/CK4JxbEgSQS/