Arsimi, djali nga Maqedonia që ju bashkua “Përputhen”, pak kohë më parë, vendosi të largohet për arsye personale nga emisioni.
Por së fundmi kanë qarkulluar disa thashetheme që ai mund të jetë në një lidhje dashurie me Ana Lleshin.
Vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”, deklaroi se ku ka zë nuk është pa gjë, por pa thënë as po, as jo sa i takon thashethemeve për lidhje me Arsimin.
Ndërkohë ky i fundit ka zbuluar përmes një postimi në instagram arsyen e largimit.
Ai ka postuar një foto të vëllezërve të tij dhe të djalit dhe krahas fotos shkruan: “Familja është gjithçka, të dielën kam fluturimin tim, shihemi djema, më mungoni”
Pra mesa duket malli për familjen e ka bërë Arsimin që të largohet nga “Përputhen”, ndërsa sa i takon Anës ai ende nuk ka bërë asnjë reagim konkret.
Link: https://www.instagram.com/p/CM0eC_9JNuIXyhuy6Suh6f3uT2SWHa78AhIqUw0/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CL2BWQbJXVkxszVyQGD9G8AADN29252Dm4M9mU0/