ShowBiz

Pas akuzave për përdorim droge, Kristiani “sulmon” Arjanin, “Mëshirë për injorantin…”

Kristiani, njëri prej djemve të “Përputhen” u përfshi në një debat të ashpër me opinionistin e emisionit Arjan Konomin.

Arjani e akuzoi atë se po ju jepte drogë konkurentëve në formën e një çaji për të rritur performancën gjatë takimeve.

Kristiani e kundërshtoi me forcë duke thënë se në fakt ai nuk po ju jep drogë, por thjesht një çaj bimor dhe këto janë akuza të pabaza.

Arjani ka vijuar më tej duke përmendur edhe Erlindin që ka konsumuar çajin e tij.

Djemtë u përfshinë në një debat të ashpër dhe së fundmi kanë marrë vendimin për t’u larguar që të dy nga spektakli.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Kristiani përmes një statusi në instagram, ndërsa në një postim të disa ditëve më parë, direkt pas debatit me Arjanin, ai shkruan: “Askush nuk mund të lartësohet, duke synuar uljen e të tjerëve. Të pavërtetat që thonë ata për ne, pasqyrojnë vetëm mendjen e tyre të cekët. Mendoni kështu, kur ju drejtohet një ofendim thjesht pyesni veten, a jam unë këto fjalë? Meqë nuk jeni, atëherë ndjeni mëshirë për injorantin dhe ruajeni butësinë e zemrës pa e ushqyer me urrejtje”

Link: https://www.instagram.com/p/CMu_9Rbgn_abfhuPuux1zEzK6smxrq3wjZ5Lg00/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CLPxOs1Ar-_IqS3w4R_pVm1VbTy_odYZYVXoh00/