Takimi i Andit dhe Jasminës u trasmetua mbrëmjen e djeshme dhe nuk kishte shkuar aspak mirë. Në bisedë e sipër Andi i thotë se ka nevojë për një shkëputje për tu qartësuar me veten.
Jasmina nuk e priti fare mirë një gjë të tillë dhe donte që biseda mes tyre mos të vazhdonte më. Si pasojë ajo i kërkoi Andit të ngrihej nga tryeza se donte ta shijonte darkën vetëm.
Sapo Andi u largua Jasmina shpërtheu në lot, ajo sqaroi përpara kamerave se e vetmja gjë që e ka tmerr ti ndodhë është largimi prej tij dhe ai me sa duket e ka prekur aty ku smban më.
Në studio çifti në fjalë dukeshin se po tentonin ta sheshonin këtë situatë por Andit do i duhet shumë punë për ta bërë Jasminën për vete.
Linku: https://www.instagram.com/p/CM5BhChljdH/?utm_source=ig_web_copy_link