ShowBiz

Monotoni dhe mërzi, gazetarja shqiptare ka një zgjidhje ideale për të gjithë ju

Beti Njuma është një nga gazetaret më të njohura për ekranet shqiptare.

Gazetarja jo pak herë na ka treguar në rrjete sociale dëshirën e saj për tu marrë me aktivitete sportive dhe një nga pasjonet e saj janë udhëtimet.

Në një postim të fundmit Beti tregon se çfarë rruge ndjek për tu larguar nga monotonia dhe çdo gjë e mërzitshme.

‘T’ia mbathësh nga gjithçka e mërzitshme, sipërfaqsore, nga monotonia e zhurmshme e qytetit ku edhe vogëlsirat e parëndësishme amplifikohen, ja përse mali bëhet i domosdoshëm në fundjavë.

Aty sipër, në qindra metra lartësi goja mbetet pa zë dhe sytë s’nginjen dot duke parë teksa s’ka më asnjë grimcë vend për shëmtinë e banalitetit. Sot ngjita Majën e Drugomirës në Bogë, 1925 m e lartë, me 1072 m disnivel, 9,5 kilometra të përshkuara për 7 orë të lumtura.’

Padiskutim se një zgjedhje e tillë mund të frymëzojë shumë njerëz për tu larguar për pak kohë nga monotonia.

Linku: https://www.instagram.com/p/CM-JWwKhtRs/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi: https://www.instagram.com/p/CMIGJMigip-/?utm_source=ig_web_copy_link