Tea dhe Bearti janë dy emrat më të përfolur të momentit.
Ata janë çifti i parë real i “Përputhen”, por që tashmë janë ndarë dhe këtë e ka konfirmuar si Tea ashtu edhe Bearti.
Motivin konkret të ndarjes nuk e kanë bërë të ditur, por duket se ndarja është përfundimtare pasi vetë Bearti në një status në instagram deklaroi se kjo është një histori e mbyllur dhe nuk ka kthim pas.
Ndërkohë Tea vijon jetën e saj normale dhe së fundmi ka vendosur të bëj një ndryshim në pamje.
Ajo ka shkruar flokët dhe ka vendosur të ndryshojë ngjyrën.
Nga bionde ajo e ndryshoi ngjyrën në ngjyrë të karrotë, ndërsa tashmë i ka lyer në ngjyrë më të errët, duke u shndërruar në brune.
Ajo duket mirë dhe me këtë model të ri flokësh edhe pse bëhet fjalë për një ndryshim të dukshëm në pamje.
Link: https://www.instagram.com/tea.trifoni/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHnxNSsAe1s/