Këngëtari Robert Berisha dhe këngëtarja Tuna, bashkëshortja e vëllait të tij Patrisit kanë një raport jo fort të mirë me njëri tjetrin.
Në media është përfolur vazhdimisht raporti i tyre i tensionuar, por asnjëherë nuk është diskutuar se cili ishte motivi që ka ftohur raportin mes tyre.
Këngëtari Robert Berisha ka qenë i ftuar së fundmi në “E Diell” në “Top Channel” ku ka folur për jetën e tij profesionale dhe atë private.
Në një moment gjatë intervistës ai ka thënë se vajza e tij Renee preferon të dëgjojë në makinë këngët e Tunës dhe ai nuk mund të kundërshtojë, madje deklaroi se ai e vlerëson albumin e saj dhe se muzikën e mirë e ka dëgjuar gjithmonë.
Mesa duket pavarësisht zënkave, ai e vlerëson Tunën si këngëtare dhe duket qartë që nuk i ngatërron gjërat personale me ato profesionale.
Link: https://www.instagram.com/p/CM9msgUF5nx/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CM5EjxhDSwu/
https://www.instagram.com/p/CHnk122HvoB/