Tea dhe Bearti janë një prej çifteve më të përfolura të momentit.
Ata u përfolën për një lidhje në kohën kur Tea ishte ende në “Përputhen”, duke dalë me Andin, me të cilin në vërtetë nuk pati asnjëherë lidhje.
Një javë pasi doli e përputhur me Andin, në rrjet qarkulluan fotot e saj duke u puthur me Beartin dhe të dy ata u detyruan të pranonin se ishin në një lidhje prej disa muajsh dhe me Andin gjithçka ishte një lojë.
Por së fundmi edhe mes tyre ka marrë fund dhe këtë e kanë konfirmuar që të dy përmes statuseve në rrjetet sociale.
Bearti ndërkaq ka vendosur t’ju përgjigjet fansave dhe ndërsa dikush e pyet se çfarë është dashuria për të, ai përgjigjet me anë të një këngë në tekstin e së cilës thuhet se prindërit të thonë gjithmonë të qëndrosh larg drogës dhe alkolit, por dashuria është droga më e keqe dhe askush nuk mund ta kontrollojë se me kë bie në dashuri.
Ata të dy ende nuk e kanë bërë publike arsyen e vërtetë të ndarjes, por gjithçka ndodhi gjatë udhëtimit të tyre në Stamboll pas të cilit fshinë çdo foto të përbashkët në instagram.
Link: https://www.instagram.com/beartrexhepi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHnxNSsAe1s/
https://www.instagram.com/p/CJMKO3oBUJr/