ShowBiz

Me një foto të Amit, Ermali sapo na zbuloi një sekret të pathënë më parë

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë një prej çifteve më tërheqës të showbizit.

Ata i shohim vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale ku nuk mungojnë herë pas here dedikimet e veçanta për njëri tjetrin dhe fotot me momentet më të bukura familjare.

Së fundmi Ermali ka postuar në instagram një foto të Amit e cila është duke buzëqeshur dhe krahas fotos shkruan: “Fuqia e vërtetë e një burri qëndron tek buzëqeshja e gruas së tij”

Ai i ka pyetur më pas vajzat që e ndjekin në instagram se sa të fuqishëm i kanë burrat, që do të thotë sa shumë buzëqeshin.

Krahas fotos shohim pafund komente, por shumë prej komentueseve femra kanë rënë dakord me shprehjen e aktorit.

Link: https://www.instagram.com/p/CNAHtYPhH3O/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNAJZe3pHAL/