ShowBiz

U largua nga ekrani, Adelina Ismaili ndan me ndjekësit arsyen e fortë

Adelina Ismaili e konsideruar shpesh si diva e muzikës shqiptare prej kohësh ka qenë e shkëputur nga muzika dhe gjithçka tjetër.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa foto ku një pjesë e madhe prej tyre janë të interesuar të dinë se kur do të rikthehet ajo në ekran.

Kujtojmë se përveç muzikës ajo tentoi dhe moderimin i cili pas një sezoni u ndërpre dhe me sa duket këngëtarja paska pasur një arsye të fortë për këtë shkëputje.

“Shpejt…kam pasur probleme shëndetësore (jo Covid). Shpeeeejt”, -shkruan këngëtarja, ku paralajmëron se shumë shpejt do të jetë pjesë e televizionit.

Urojmë që gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet shpejt dhe këngëtarja ti kthehet ekranit.

 

Linku: https://www.instagram.com/p/CM-Ze7Jpu6u/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi: https://www.instagram.com/