ShowBiz

E gjitha një skenar…., Eri demaskon çiftin e ri të “Përputhen”

Lediana dhe Mevlani janë çifti më i ri i “Përputhen”.

Ata deklaruan gjatë pasdites së djeshme se janë vetëm për njëri tjetrin dhe se nuk do të zhvillojnë takime me kandidatë të tjerë.

Këtë deklaratë të tyre e kishte parashikuar Eri Aga njëri prej djemve që u largua nga emisioni pak kohë më parë.

Ai tha dy javë më parë se pas dy javësh ata të dy do të deklarohen për njëri tjetrin dhe në fakt rezultoi pikërisht kështu.

Eri ka reaguar përmes një statusi në instagramin e tij ku shkruan: “Ju thashë para dy javësh, prisni gjëra të tjera që kam thënë se do dalin të gjitha siç ju thashë, nuk ka shans të tallen me publikun”

Ai ka thënë se gjithçka është një skenar dhe se në të vërtetë ata të dy nuk janë çift, por thjesht pjesë e një skenari.

Link: https://www.instagram.com/eri_aga005/

Burimi i fotos: htps://www.instagram.com/p/CKedqGEg-DO8z4CpxQjqd7dY2KGBImH7qTWfHM0/

https://www.instagram.com/p/CNC04HWD4Ngqh8OVfAvci9n6n6UvztVtPhfp1g0/