ShowBiz

Je akrep thumbues, xhelozia përçan një tjetër çift në Për’puthen

Jasmina ka pasur sot takimin me djalin më të ri në emision, Geljanin.

Takimi ka pasur goxha afrimitet saqë Geljani e ka marrë në krah vajzën që pëlqen Andi.

Mbajtja në krahë e Jasminës ka sjellë reagimin e Andit, i cili e krahason me akrepin.
Ajo e ka sqaruar momentin se përse ai e mbajti në krahë.

“Geljani më mbajti në krahë sepse rruga aty ishte shumë e shkatërruar e nuk ecej”, tha Jasmina.

“Jasmina është si horoskopi i saj, akrep që të thumbon”, tha Andi.

Sara e ka tensionuar Akoma më shumë raportin mes tyre me një koment pikant. “Pse mo Andi dhe unë akrep jam, jam shumë pozitive”-tha Sara.

Linku: https://www.instagram.com/p/CNFxKLYnhHC/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jasminkadriu/