Lifestyle

Parashikimi i yjeve për sot, 31 mars 2021

Dashi

Ndihesh mirë me veten tënde dhe i mbushur plot me energji, kështu që lere vetën të udhëhiqesh drejt personave që të duan dhe që kanë surpriza për ty.

Demi

Nuk je më i njëjti person i pak kohëve më parë dhe kjo duket qartë. Aktualisht ajo çfarë ka më shumë rëndësi për personat e lindur në këtë shenjë është shëndeti dhe mirëqënia

Binjakët

Miqtë po të ndihmojnë shumë këtë periudhë për të mësuar më shumë gjëra rreth vetes. Do të keni më shumë sukses nëse ndiqni rrugën më të vështirë.

Gaforrja

Nga jashtë të lë përshtypjen e një personi të realizuar, por në këto momente po manifeston një  mungesë energjie që e bën të vështirë të mbash ekuilibrin.

Luani

Një koment negativ nga një person që ti e vlerëson mund të ndikoj për keq në autostimën tënde. Fatkeqësisht sot do të gjendesh në vendin dhe kohën e gabuar.

Virgjëresha

Iniciativa jote mund të të çojë shumë larg, por kritika e një superiori mund të të bëjë që të dyshosh tek aftësitë e tua. Mundohu ti bësh gjërat më të lehta sidomos për veten.

Peshorja

Sot dikush mund të të bëjë të ndiheni të ofenduar me mënyrën se si do t’ju trajtojë. Duket ti merrni gjërat me qetësi, pasi janë thjesht këshilla nga dikush më i rritur se ju.

Akrepi

Aktualisht ndihesh mjaft mirë, por humori mund të ndryshojë nga momenti në moment. Duhet të përqëndroheni në diçka që ju bën të ndiheni mirë.

Shigjetari

Sot disa njerëz që ju rrethojnë mund të veprojnë në mënyrë të pazakontë. Kjo do të ndikojë thjesht në humorin tuaj, por pa shkaktuar dëmë në ambjentin  punës.

Bricjapi

Ke një listë me gjëra shumë impenjative për të bërë dhe në të njëjtën kohë një dëshirë për t’ju larguar rutinës. Kjo do të bëjë që të keni një nevojë të fortë për t’u arratisur.

Ujori

Një projekt që e ke marrë përsipër prej kohësh ka nevojë për një dorë, në të kundër nuk do t’ja dilni ta mbaroni në kohë. Miqtë do t’ju vijnë në ndihmë.

Peshqit

Autostima jote është shumë më e lartë se zakonisht kohët e fundit dhe kjo ju bën që të nisni një lidhje që mund të jetë romantike, miqësore apo edhe për punë, për të cilën familjarët e tu nuk janë dakord.

Link: https://www.solodonna.it/news/oroscopo-di-paolo-fox-oggi-mercoledi-31-marzo-2021.php#Oroscopo-Ariete-mercoledigrave-31-marzo-2021

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/DFrlRyLhCOQ