ShowBiz

Vjen për ti marrë Andin, Jasmina shpërthen ndaj shoqes së saj

Ola Zenelaj është konkurrentja më e re e Përputhen. Ajo dha një performancë kërcimi mjaft sensuale duke i lënë gojëhapur djemtë që po prisnin me padurim hyrjen e re.

Një detaj që ra në sy direkt ishte që Jasmina kanë qenë shoqe më parë me konkurrenten e re, por prej dy vitesh nuk flasin më.

Situata mes vajzave nuk qenka aspak e mirë. Debati mes tyre filloi që kur ajo tha se Andi ishte në preferencat e saj.

“Zoti më ka bërë një nder që ka dy vite që më ka bërë ta kem larg këtë njeri. Por me Andin s’ke punë. Ke për ta parë sa do të t’i hedhë sytë ty ai. Guxo dhe ngacmoje se ke për të parë demonët e mi që nuk janë zgjuar ende,”-tha Jasmina.

“Pse jemi zënë ne ta tregojë vetë Jasmina, megjithatë unë do vazhdoj me pëlqimet e mia,” tha Ola.

Linku: https://www.instagram.com/p/CNIbJIZHL9y/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jasminaa.kadriu/