Atdhe Xharavina është një prej djemve të “Përputhen” që u largua nga emisioni pak javë më parë.
Ai pati një debat të ashpër me Antonelën dhe vendosi që të dilte nga spektakli.
Ai tha se nuk është bërë pishman që është larguar, por shprehet se nuk duhej degraduar debati në atë mënyrë.
Ai tha se brenda gjeti flirte, por la të nënkuptohej se mund të ketë diçka jashtë dhe kur është pyetur nëse ka diçka me ndonjë prej vajzave të “Përputhen”, ai e mohon një gjë të tillë duke treguar se bëhet fjalë për dikë tjetër që nuk e ka njohur në emision.
Atdheu nuk ka dhënë detaje të tjera, por na la të kuptonim se ndoshta mund të jetë tashmë në një lidhje me një vajzë tjetër dhe po shijon lidhjen jashtë spektaklit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=GgUCTa9VYw8
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJI75dgJZxC/