ShowBiz

Poem shikon babin në televizor, reagimi i saj nuk duhet humbur

Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër të një vajze në mes të dhjetorit të vitit të kaluar.

Ata e quajtën vogëlushen Poem Blu dhe që në momentin e parë e kanë zbuluar portretin e saj duke postuar herë pas here foto dhe video shumë të këndshme.

Ndërkohë Sara ka ndarë së fundmi me ndjekësit një video shumë të bukur të vogëlushes.

Poem është duke parë babin në televizor në klipin e një prej këngëve të tij dhe reagimi i saj kur e sheh ëhtë i papërsëritshëm.

Vogëlushja bën fytyrën më të habitur që keni parë ndonjëherë, ndërsa zgurdullon sytë duke mos e besuar që brenda atij ekrani ndodhet babi.

“Po ky çne aty brenda dhe kush dreqin është ajo biondja..”, shkruan Sara krahas videos së vogëlushes.

Ndërsa në videon tjetër ku vogëlushja shikon sërish e habitur, hap gojën dhe e shohim teksa i dalin jargët.

Vogëlushja erdhi në jetë në 14 dhjetor dhe tashmë është rritur dhe është bërë një bukuroshe e vërtetë.

 

Link: https://www.instagram.com/poemvula/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ9PIn7HPj_/