Moderatorja Dojna Mema është rikthyer sërish në ekranin e Top Channel pas një shkëputjeje të vogël.
Këtë herë ajo është duke drejtuar rubrikën “Just Dance” në “E Diell” ku e shohim çdo të dielë.
Kujtojmë se Dojna e ka nisur rrugën e moderimin në televizion e radio që në moshë të vogël.
Ajo ka tashmë mbi 10 vjet eksperiencë, por kur bëhet fjalë për të këshilluar vajzat që duan të nisin rrugën e ekranit në moshë të vogël ajo I këshillon që ta mendojnë sërish.
“Çfarë këshille do ti jepje një vajze 17 vjeçare që do të jetë pjesë e televizionit” e pyet dikush Dojnën dhe ajo përgjigjet: “Mendoje edhe një herë”
Link: https://www.instagram.com/dojnamema/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHC_AhHhR5B/