Në tetor të vitit të shkuar Arbana Osmani u bë nënë e një djali të cilin vendosi ta quajë Diell.
Ajo ndau me ndjekësit e saj në instagram një foto shumë të bukur, teksa i jepte gji vogëlushit.
Kjo foto që bëri xhiron e rrjetit pati një impakt shumë të madh tek nënat të cilat i kanë dërguar mesazhe të shumta moderatores lidhur me sikletin që mund të kenë pasur për ti dhënë gji fëmijës në publik dhe se si janë frymëzuar nga fotoja e saj.
Duke u nisur nga këto mesazhe Arbana e ka ripostuar foton në story dhe krahas saj shkruan: “Kam marrë me qindra mesazhe nga grad he vajza që gjidhënien nuk e kanë shijuar siç duhet për shkak të turpit dhe sikletit në publik dhe janë ndjerë të fuqizuara dhe të frymëzuara nga fotoja e publikuar dje me Diellin. Personalisht e kam menduar gjithmonë si një nga proceset më të bukura dhe më natyrale që ekziston dhe edhe pse nuk ka qenë ky qëllimi, më vjen mirë që kjo foto po shërben për ta normalizuar gjidhënien në publik si një moment të rëndësishëm dhe proces krejt normal në mirë ritjen e një fëmije”, shkruan Arbana në statusin e saj në instagram.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNLAIJqgtvQ/