141 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar 24 orët e fundit në vendin tonë duke shënuar kështu një ulje drastike të rasteve krahasuar me ditët e fundit.
Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se fatkeqësisht 9 persona kanë ndërruar jetë duke mos e fituar betejën me virusin.
Aktualisht në spitalet në vend po trajtohen 256 pacientë , 19 prej të cilëve në terapi intensive dhe 6 në intubim.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 604 qytetarë duke e çuar kështu numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë e deri sot në 95 mijë e 35 persona.
Ekspertë të Ministrisë vazhdojnë të bëjnë apel për të treguar kujdes duke respektuar masat e higjenës dhe duke përdorur maskën për të shmangur transmetimin e virusit.
Link: https://shendetesia.gov.al/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY