ShowBiz

Ku iku Andi…, Atdheu dhe Jasmina kapen ne momente intime

Jasmina, një prej vazjave të “Përputhen”, është parë gjithmonë shumë e afërt me Andin dhe madje mund të thuhet pa frikë se mes tyre mund të lindë, apo mund të ketë lindur diçka.

Pavarësisht debateve me njëri tjetrin, ata gjithsesi janë parë mjaft të lidhur dhe të afërt në takimet e tyre ku nuk kanë munguar surprizat.

Por së fundmi në rrjet po qarkullon një video nga prapskena ku shohim Jasminën bashkë me Atdheun shumë të afërt me njëri tjetrin.

Ata shihen të ulur shumë pranë njëri tjetrin ndërsa afrohen, qeshin dhe ngacmohen.

Andi ndërkaq ende nuk ka reaguar pas kësaj videoje, ndërsa Jasmin me një status të postuar në instagram tha se nuk mundi dot të fliste të hënën për shkak të kohës televizive por premton se do të flasë në një moment tjetër.

Link: https://www.instagram.com/p/CNUvMn8A_HW/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMSrx6lhDLN/

https://www.instagram.com/p/CKCakVqJBxR/