Hygerta Sako është prej kohësh në ekran dhe jemi mësuar ta shikojmë si moderatore sportive.
Së fundmi Hygerta ka qenë e ftuar në emisioni ‘Live From Tirana’ ku ka ndarë disa momente nga jeta e saj personale dhe jo vetëm.
Kujtojmë se përpos angazhimeve ajo ka dhe një vajzë të rritur tashmë. Moderatorja ka treguar se ia del që t’iu kushtojë kohë të gjithëve personave që janë pjesë e jetës së saj.
E pyetur mbi jetën private Hygerta përgjigjet: Për një femër që është e realizuar rriten standartet dhe sa më shumë kalon koha kërkon më shumë nga vetja dhe jo më nga partneri.
Eshtë e vështirë të gjesh një person që të më përshtatet në këtë fazë për mua mbetet një mision i vështirë.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Ub1PWBCfH14
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMVDNtSh2-i/?utm_source=ig_web_copy_link