Lifestyle

Kafe apo çaj cila është alternativa më e mirë për shëndetin

Të nisësh ditën me një kafe apo me një çaj, kjo është një dilemë që nuk ka gjetur zgjidhje, pasi ka njerëz që preferojnë kafen dhe të tjerë çajin.

Por cila prej tyre është më e shëndetshme edhe për këtë ka variante të ndryshme, pasi që të dyja kanë anët e tyre pozitive dhe negative.

Konkretisht kafja përmban doza të larta antioksidantësh të cilat ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes, reduktojnë inflamacionet. Gjithashtu një studim i bërë në 2013 arriti në përfundimin se personat që konsumojnë më shumë se një kafe ditën kanë më pak shanse për t’u prekut nga diabeti i tipit 2.

Kafja ul gjithashtu shanset për t’u prekur nga sëmundja e Parkistonit.

Por edhe çaji ka efektet e tij pozitive dhe konkretisht dozat e larta të antioksidantëve në çaj ulin e rrezikun e tumoreve.

Gjithashtu personat që konsumojnë më shumë se një çaj ditën kanë më pak shanse për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kush konsumon shumë çaj rrit nivelin e kolesterolit të mirë në gjak si dhe ka më shumë mundësi për të humbur peshë.

Si çaji ashtu edhe kafja nëse konsumohen në sasi të mëdha kanë efekte negative duke shkaktuar kryesisht agresivitet.

Megjithatë studimet nuk e kanë ndarë konkretisht se kush është më mirë, pasi të dyja kanë efekte pozitive në organizën, kështu që mbetet një çështje preferencash.

Link: https://www.eatthis.com/coffee-or-tea-healthier/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/H75ExNeczEM

https://unsplash.com/photos/FzdEbrA3Qj0