Aulona Musta prej kohësh tashmë i mungon ekranit si moderatore.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi me disa video në rrjetet sociale Aulona ka folur mbi ditët e saj më të mërzitshme.
Aulona ka theksuar se këto ditë nuk kanë qenë aspak të këndshme për të dhe kjo ka ardhur si pasojë e kalimit të një pjesë të madhe të ditës në makinë për të kryer punë të ndryshme.
Moderatorja sapo na tregoi se i urren lëvizjet me makinë dhe me siguri në këtë urrejtje mund ta gjejnë vetën shumë prej jush.
Të gjithë e kuptojmë se kjo urretje vjen si pasojë e një trafiku super të rënduar që asnjërit nuk i jep kënaqësi, por moderatores duket se nuk ia mbajti më barku dhe vendosi ta ndajë publikisht këtë stres.
Linku: https://www.instagram.com/stories/aulonamusta/2546712602265243301/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/aulonamusta/