Këngëtarja Britney Spears dhe i dashuri i saj Sam Asghari kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.
Dyshja kanë vendosur që ta ndajnë këtë moment në rrjete sociale ku kërkojnë të ndërgjegjësojnë dhe të tjerët që mund të ndihen të frikësuar.
Britney në video tregon se nuk ka ndierë asgjë dhe nuk ka pasur asnjë efekt ansorë deri në ato momente.
“Njerëzit në internet kanë thënë se është shumë keq. Por nuk është asgjë. Unë nuk ndjeva asgjë. Jam mirë dhe shpresoj të vazhdojë të jem mirë”, ka thënë këngëtarja.
Kujtojmë se këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të dokumentarit që realizoi që titullohet “Frame Britney”. Gjatë këtij dokumentari këngëtarja tregon se jeta e saj personale dhe profesionale nuk ka qenë aspak e lehtë.
Linku: https://www.instagram.com/p/CNa9tX5AgZt/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGGFwaPApJL/?utm_source=ig_web_copy_link