ShowBiz

Nga lidhja më e gjatë tek ajo më e shkurtra, Tea i rrëfen të gjitha

Tea Trifoni është një prej ish kandidateve të “Përputhen” që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Ajo është përfolur së fundmi për shkak të ndarjes nga Bearti, një ndarje që është shoqëruar me debate dhe akuza të ndryshme.

Vetë Tea sqaroi se motiv ishte xhelozia e Beartit i cili sipas saj e ndiqte kudo.

Ndërkohë së fundmi Tea ka vendosur t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave të cilët janë interesuar për jetën e saj personale.

Dikush e ka pyetur cila ishte lidhja jote më e gjatë dhe cila më e shkurtër dhe ajo është përgjigjur se lidhja më e gjatë ka zgjatur dy vjet e gjysmë, ndërsa më e shkurtër ishte kjo e fundit me Beartin.

Kujtojmë se ata të dy u njohën në “Përputhen” dhe patën një lidhje fillimisht të fshehtë nga publiku pasi Tea doli nga emisioni me Andin, pavarësisht se të dy kishin një lidhje jashtë.

Link: https://www.instagram.com/tea.trifoni/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMAocxonvcj/