ShowBiz

Nga xhelozia tek puthja e parë, Eni Çobani vjen me një rrëfim ndryshe

Eni Çobani është një nga juristet më të njohura në vendin tonë. Ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit.

Juristja ka dhënë një intervistë ndryshe nga se jemi mësuar ta shikojmë. Pyetjet kanë ardhur nga qytetarët.

Njerëzit kanë drejtuar një sërë pyetjesh por ata që morën vëmendjen e ndjekësve dhe jo vetëm ishin mbi jetën e saj private.

Njëri prej tyre e ka pyetur Enin nëse bashkëshorti i saj është xheloz.

Aveniri është një natyrë që para meje nuk e ka treguar kurrë xhelozinë dhe këtë e ka treguarr rrugëtimi i jetës time. Unë jam një njeri që prezantohem në pjesën më të madhe të ditës edhe të jetës vetëm, por duke ditur që kam një njeri si Aveniri që më pyet gjithmonë në shtëpi krahë hapur, buza gaz dhe vetëm me një pyetje që a je lodhur.

Kështu që normalisht një njeriu të tillë përveçe t’i japësh dashuri, nuk ke se çfarë t’i thuash tjetër, por që xhelozi nuk më ka shprehur. Kur ai mërzitet kam metodat e mia për ta qetësuar thotë juristja duke qeshur. Ai është më tolerant, unë jam më pak kokfortë në vendimmarrjet e mia, ndërkohë ai është më i lirshëm.

Gjithashtu Eni u pyet mbi moshën që ka dhënë puthjen e parë dhe  ajo u shpreh se e ka dhënë në moshën 24 vjeçare me bashkëshortin e saj. Prej asaj kohë çifti kanë treguar se dashuria e tyre i ka mbijetuar çdo sfide.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=h1ftQLvoEb

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ3rq6gBOv4/?utm_source=ig_web_copy_link