Xhensila Myrtezaj sot feston ditëlindjen, urimet dhe surprizat nuk kanë munguar që në orët e para të mesnatës për këngëtaren.
Surprizën e parë e ka marrë nga motra e saj Alba, këtë dhe disa detaje të tjera nga atmosfera festive Xhensila ka vendosur ti ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale.
E motra i ka bërë një dhuratë mjaft të këndshme ku në sfand shikohet një tufë lule dhe shkronja e parë e emrit të saj e mbushur me ëmbëlsira.
Bashkangjitur videos këngëtarja thotë: Do të thoni ju është Besi por jo është motra ime vdeksha unë sa e mirë.
Këngëtarja sot mbushën plot 28 vjeç dhe ky përvjetor është një arsye më shumë për të festuar me të dashurit e zemrës si për arritjet personale dhe ato profesionale që ka pasur këtë vit.
Urimet për kngëtaren kanë qenë të shumta si nga ndjekësit po ashtu dhe nga miqtë e saj më të mirë. Me siguri gjatë ditës këngëtarja do të ndajë momente akoma më të këndshme nga surprizat dhe festa që do të organizohet për të.
Linku : https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/