ShowBiz

Besniku zbulon moshën e Jonidës me urimin më të ëmbël për ditëlindje

Jonida Vokshi feston sot 35 vjetorin e lindjes dhe një urim shumë special ka ardhur nga partneri i saj Besnik Krapi.

Ai ka ndarë në instagramin e tij një foto ku pozojnë së bashku dhe krahas fotos shkruan: “Edhe krejt botën me ta jep dhuratë prap hupi, masi ma ke dhuru Emin. Jam dorëzu. Gjithë jetën je në avantazh! Lutem që kur Emi e feston 35 ke me qenë e bukur njëjt si sot e kena mu dasht hala ma shumë se sot! Të dua e urime”, shkruan ai në foton e postuar në instagram.

Krahas fotos nuk kanë munguar komente të shumta nga miq e fansa të çiftit të cilët i kanë uruar Jonidës qindra vite të lumtura.

Link: https://www.instagram.com/p/CNdiyQCjOtD/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ1AgmmjWYS/