Shpat Kasapi dhe Selvie Jaho janë një prej çifteve më të dashur për publikun.
Ata u fejuan në 25 dhjetor të vitit të kaluar dhe që prej atij momenti i shohim vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë herë pas here me publikun mmentet më të bukura së bashku.
Së fundmi partnerja e këngëtarit ka publikuar në instagramin e saj një video të Shpatit duke kënduar në një skenë dhe krahas videos ajo shkruan: “Sa me fat jam që dëgjoj çdo ditë zërin tënd, nuk lodhem duke pritur me orë të tëra në çdo aktivitet tëndin shpirt. Ti këndo unë jetoj me zërin tënd”
Kujtojmë se në një intervistë të pak kohëve më parë ata të dy zbuluan edhe mënyrën se si janë njohur me njëri tjetrin si dhe planet që kanë për të ardhmen.
Link: https://www.instagram.com/selvije.jao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJjXT-UppmsD2-f3i2DWUr7jRg6qK1SDEqBIY80/