ShowBiz

Një mini kopje e Rinës, kjo vajzë habit këngëtaren me imitimin perfekt në pamje

Reperja Rina është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Ajo ka fansa të shumtë jo vetëm në moshë të madhe, por mes tyre edhe fëmijë që i dëgjojnë këngët e saj, por kanë qejf edhe stilin e këngëtares.

Rina ka ndarë me fansat në instagram një foto të një vajze të vogël e cila është përpjekur ta imitojë plotësisht në pamje duke nisur që nga veshja e deri tek modeli i flokëve dhe duke se ja ka arritur qëllimit.

Vajza i ka bërë flokët e kuqe me gërsheta, ndërsa ka veshur një bluze të bardhë e një palë pantallona xhins, ndërsa mban të njëjtin qëndrim si këngëtarja ndërsa ka në dorë një çadër.

“Oh”, shkruan Rina ndërsa e shoqëron komentin me zemra, teksa shprehet e habitur dhe e emocionuar për fansen e saj të vogël.

Link: https://www.instagram.com/isyourgirlrina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKYeJhglDII/