ShowBiz

Këngëtarja e njohur zbulon arsyet e sherrit të bujshëm me Eneda Tarifën

Lindita Halimi është një nga zërat më të njohur të estradës sonë për sa i përket botës së muzikës.

Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Soiree’ ku ka ndarë me ndjekësit disa detaje të rëndësishme nga jeta e saj.

Gjatë intervistës këngëtarja sqaroi dhe sherrin e bujshëm që ka pasur me Eneda Tarifën kohë më parë.

Sherri i paska pasur rrënjët që në kohën kur Eneda na përfaqësoi në Eurovision. Lindita shprehet se e gjithë situata agravoi pasi disa komenteve që bëri  mbi baladat që trajtoheshin  në atë kohë dhe çdo gjë qnka marrë personale nga ana e Enedës.

“Nuk e kam pasur aspak atë temë. Domethënë nuk ka qenë tema që kam folur për Enedën. E di që më kanë shkruar në DM dhe më kanë thënë pse nuk vjen me një baladë për festivalin e radhës. Ju kam thënë që jam lodhur me balada dhe jam e re e dua të këndoj këngë ritmike. Ama nuk kam folur në vetën e parë, por kam folur në përgjithësi. Duket sikur e ka marrë si ofendim Eneda pastaj. Unë erdha me baladë se atë më kërkuan. Unë doja një këngë më shqip me elementë me tupana më alegro. Mirëpo më thanë ty balada të shkon e rri aty ku je. Dhe e mbajta dhe u mundova të bëja më të mirën. Dua ta sqaroj e njëherë nuk e kam pasur për Enedën”, u shpreh Lindita në “Soiree”.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=jUDMnLZJdNE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/enedatarifa/