ShowBiz

‘Nesër do të dua më shumë se sot’, deklarata e Kim Kardashian ngre dyshime për ribashkim

Kim Kardashian është një nga influencueset më të mëdha në rrjete sociale ku çdo veprim i saj menjëherë kopjohet dhe ndiqet nga mijra të rinj.

Kimi është mjaft aktive në rrjete ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një set fotografik mjaft të ëmbël ku shfaqet duke pozuar në mes të fëmijhëve të saj.

Bashkangjitur Kim shkruan: ‘Thellë në zemrën time do të qëndrosh. Nesër do të dua edhe më shumë se sot’.

Kimi ka disa fëmijë ku Nort 7 vjeçe, Chicago 3 vjeçe, dhe djemtë Saint, 5 vjeç, dhe Psalm, 22 muaj – babai i të cilëve është Kanye West-i.

Kujtojmë se pak ditë më parë Kim u shpall milardere. Ajo dhe pse është divorcuar nga bashkëshorti me të cilin pati një marrëdhënje 7-vjeçare, ende ka zëra që qarkullojnë se mund të kemi një kthim të mundshëm mes tyre.

Vlen të theksohet se nga ana e palëve nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar mbi thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë.

Linku: https://www.instagram.com/p/CNfe5djgVce/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kimkardashia