ShowBiz

Së shpejti pjesë e ekranit, Fatma zbulon detajet nga projekti i madh

Fatma dhe pse ka më shumë se një vit që është larguar nga ekrani për shkak të ardhjes në jetë të djalit të saj dhe Alfios, Noah.

Fëmija nuk ishte i planifikuar dhe si pasojë moderators iu desh që të ndryshonte gjithë rrjedhën e gjërave duke përfshirë dhe projektet që kishte për ekranin.

Djali tashmë është bërë 1 vjeç dhe me siguri Fatma po kurdis diçka për t’iu kthyer ekranit.

Në një intervistë për “FitStation”, Fatma foli për rikthimin e saj e saj në televizion.

“Kur kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Noah paralelisht mu propozua të isha në krye të televizionit ‘IN’, kështu për t’i bëra gjërat tamam ne e spostuam hapjen për këtë shtator, me imazhe të reja por gjithmonë fokusuar tek të rinjtë. Kështu jam duke bërë diçka që nuk e kam bërë më parë si është menaxhimi apo krijimi i një programacioni. Për të dalë në ekran vetë se di, duhet ta mendoj më mirë” – u shpreh ajo.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=jhd1s2lOV4k

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNXrbUNBh5a/?utm_source=ig_web_copy_link