Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes disa mujore menjëherë pas ardhjes nga Stambolli ku kishin shkuar për të festuar ditëlindjen e saj.
Tea sqaroi se motivi i ndarjes ishte xhelozia e Beartit i cili i qëndronte pas gjatë gjithë kohës deri sa ishte e pamundur vazhdimi i lidhjes.
Bearti nga ana tjetër dha gjithashtu versionin e tij të ngjarjes duke zbuluar se gjithçka e ka bërë për t’i qëndruar pranë Teas.
Ndërkohë së fundmi Tea ka filluar të dalë dhe të argëtohet me shoqërinë e saj dhe shpesh herë e shohim teksa poston foto dhe video të ndryshme.
Në njërën prej tyre ajo shihet në krahët e një mashkulli, i cili i afrohet dhe e puth në faqe.
Ata shihen shumë të afërt me njëri tjetrin dhe ndoshta mund të jenë miq shumë të mirë.
Link: https://www.instagram.com/tea.trifoni/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJMKO3oBUJr/