ShowBiz

Atdheu rikthehet sërish në “Përputhen”, reagimi i Sindit nuk pritej

Pas sherrit që pati me Antonelën dhe vendimit për t’u larguar, produksioni ka vendosur të rikthejë sërish në emision Atdheun.

Ai erdhi disa ditë më parë për një sqarim me Antonelën dhe ishte kjo që kërkoi rikthimin e tij, ndërsa produksioni vendosi të bënte një sondazh prej të cilit rezultoi se publiku e dëshironte rikthimin e tij.

Gjatë ditës së djeshme Bora komunikoi rikthimin e Atdheut me të drejta të plota.

Atdheu zhvilloi një takim 4 minutësh me Sindin ku filluan të pyesin njëri tjetrin nëse kanë ende pëlqim apo jo.

Secili ka shmangur përgjigjet në mënyrën e vet, deri sa Atdheu tha se i kishte ikur pëlqimi për Sindin që kur e pa me Locon dhe aty kanë filluar lëkundjet e tij.

Sindi ndërkohë duke qeshur e quan gënjeshtar Atdheun, ndërsa ky i fundit i thotë se ndoshta edhe mund ta vazhdojnë njohjen, pasi për Sindin ai ka respekt, por kur e ka parë mes Muratit dhe Locos ka pasur dyshimet e veta.

Link: https://www.instagram.com/p/CNkvxxmhMPs/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJHG8WEBC4S/