Turi është një nga producentët dhe figurat më të njohura për ekranin tonë. Së fundmi ai ishte i ftuar përballë panelit të gazetarëve të vegjël në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Panit’.
Kjo ka qenë një nga itervistat e tij më të veçanta pasi ai ka ndarë momente të reja nga jeta e tij personale dhe jo vetëm.
Shumë pak kohë ka mbetur që Orinda dhe Turi të bëhen prindër të një vajze dhe emocionet dhe frikrat e para kanë filluar që tani.
Gjatë intërvistës Turi është shprehur se emrin e të voglës së tyre tashmë e kanë gjetur dhe do ti fillojë me shkronjën A.
Ndër të tjera moderatori ka treguar se sado që të përgtitesh, këto momente të bëjnë të kesh frikë dhe ta ndjesh atë ndjesinë se mos jo çdo gjë do të shkojë si duhet.
Një nga fëmijët e ka pyetur Turin nëse e ka kompleks që partnerja e tij është më e gjatë se ai.
Në batutë e sipër ai është përgjigjur se e ka siklet kur Orinda vesh taka të larta por ky është realiteti dhe nuk ka se çfarë ti bëjë për ta ndryshuar.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=c0Uur_aqJKI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/turjanhysko/