Gazetarja e njohur Elona Duro ka qenë e ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”
Ajo ka folur për propozimin e martesës dhe mënyrën e pazakontë se si ka ndodhur.
Jemi mësuar gjithmonë që propozimi të vijë nga ana e mashkullit, por ka raste që ndodh edhe e kundërta.
Elona ka zbuluar mënyrën e pazakontë se si erdhi propozimi.
Gjithçka ndodhi ndërsa ishin në një shezlon me pushime në jug të vendit.
“A bëjmë dasëm këtë verë”, i ka thënë Elona partnerit duke zbuluar kështu se propozimin ja ka bërë vetë ajo e para.
Elona sqaron se ata e kishin planifikuar celebrimin në bashki, por nuk kishin vendosur për të bërë një festë ku ajo të vishej me të bardha, kështu që gjithçka erdhi shumë natyrshëm.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=ci0Om2skClE
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAtKBJxFRaa/