Mevlani dhe Ledjana janë një nga çiftet më të përfolura në emision. Ata prej kohësh janë deklaruar veç për njëri-tjetrin.
Tashmë të gjithë i shikojmë dyshen duke u sjellë lart e poshtë si çift. Gjatë takimit të Antonelës dhe Atdheut nuk munguan dhuratat dhe debatet dhe ky i fundit kishte vendosur që ta surpruzonte me një arush.
Kur vjen puna tek arushat nëse ka një njeri që personifikohet me një të tillë është Mevlani, i cili të gjitha vajzave që ka dale në takim iu ka dhuruar një të tillë.
Gjatë bisedës në studio Arjani e theksoi këtë fakt. Nga ana tjetër u dëgjua Ledjana të pëshpëriste nën zë se Mevlani është arush vetë.
Batuta e saj shkakto mjaft të qeshura në studio dhe me siguri Mevlanit nuk do ti ndahet më ky epitet.
Linku: https://www.instagram.com/p/CNpytCgh1pW/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ledjanaprengaa/