ShowBiz

Prej një jete dhuron emocione, ditëlindja nuk mund ta gjente më mirë se kaq Irma Libohovën

Me këngët e Irma Libohovës jemi rritur një pjesë prej nesh. Këngëtarja ka një jetë në skenë dhe këngët e saj vijojnë ti mbijetojnë të gjithë kohërave.

Sot Irma feston 62 vjetorin e lindjes dhe urimet nuk kishin si të mungonin që në orët e para të mëngjesit.

Tashmë është kthyer në një traditë për artistët dhe jo vetëm, ndarja e momenteve dhe urimeve më të veçanta me ndjekësit dhe të njëjtën gjë ka bërë këngëtarja së fundmi.

Urimet kanë qenë të shumta, njëri që mori vëmendjen e festës ishte nga një mikeshë e saj e cila i ka dërguar një buqetë me lule me një letër mjaft të këndshme.

‘Jo të gjithë arrijmë të jemi perfektë në të gjitha aspektet, por ti je një person i tillë duke nënvizuar me të madhe artiste e cila ka një zemër shumë të madhe! Gëzofsh gjithmonë vite të lumtura’.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë dhe 100 vite të tjera këngëtares.

Linku: https://www.instagram.com/stories/ilibohova/2551656547685997790/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ilibohova/