ShowBiz

Nga larja e enëve, tek banjo, mami i Rita Orës tregon si është këngëtarja në shtëpi

Mamaja e këngëtares së njohur Rita Ora, ishte e ftuar në emisionin  “Ftesë në 5” në një lidhje virtuale.

Vera foli mbi vështirësitë dhe sakrificat që i janë dashur që të kalojnë familjarisht për të arritur aty ku janë.

Ajo na ndau dhe disa detaje të së bijës që nuk ia kishim njohur më parë. Rita në shtëpi qenka një vajzë normale dhe se e ndihmon atë rreth punëve të shtëpisë.

“Rita e di që në familje jemi normalë, ajo duhet të lajë enët, të pastrojë banjën. I them hajde më ndihmo dhe nuk e dalloj nga fëmijët e tjerë. Mundohem ta trajtoj sa më thjesht sepse edhe asaj i vlen pasi më tutje do të përballet edhe me një jetë normale e jo vetëm famë”, u shpreh ajo.

Në dahurië e fëmijëve nuk ndërhyj zgjedhjet u përkasin atyre dhe mund të bëjnë atë që mendojnë më të mirën për veten.

“Nuk jap mendime direkte sepse nuk dua t’ja imponoj dhe nesër të mos jetë e lumtur. Ajo është e rritur dhe i merr vetë vendimet”, tha Vera.

Gjatë kësaj interviste nuk mungoi dhe një surprise e Ritës pë të ëmën ku mes emocionesh tregoi që i mungon shumë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=2wZOSJsgoU4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ritaora/