ShowBiz

“U bënë njerëz nga parukierët..”, Meridiani shpërthen ndaj konkurentëve të Përputhen

Meridian Ramcaj ish opinionisti i “Përputhen” ka vazhduar të japë opinionin e tij për emisionin e kandidatët edhe pas daljes nga studio.

Ai ka komentuar debatin e djeshëm mes Sindit dhe Julit i cili e kishte ofenduar gjatë një bisede live.

Sindi ka reaguar e prekur për ofendimin ndërsa Meridiani i ka dalë në mbrojtje me anë të statusi të postuar në instagram.

“Në mënyrë direkte apo indirekte ofeza, për personin apo objektin nuk e kuptoj nga buron gjithë ai mllef, përçmim në grup për një vajzë të re, të talentuar që i bëhet gjyq çdo ditë në çdo fjalë që nxjerr apo lëvizje që bën. Sindi ti je një vajzë e fortë dhe e zgjuar, mos lejo të të demtojë injoranca e turmës dhe të biesh pa dashje pre e lojërave të shëmtuara për të marrë vëmendje kur nuk ua jep askush tjetër”

Më pas ai ka vijuar më tej me një tjetër status ku shkruan: “Nuk është kurrë vonë për të mësuar të lash kokën, rrofshin parukierët e grimierët e përputhen që i bën njerëz disa persona”, por pa specifikuar se me kë e ka këtë herë.

Kujtojmë se Meridiani është bërë vazhdimisht pjesë e debateve dhe në jo pak raste ka debatuar në studio edhe me Arjan Konomin, opinionistin kryesor të emisionit.

Link: https://www.instagram.com/meridianramcaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNX9aL6hd5UvbYt-fdxrfoeei6yw6d2sRl27QM0/